Pyetja:

Tash e një kohë jam i sëmurë nga mësyshi edhe pse nuk e kam ditur që në fillim se çfarë kam por, tani e kam zbuluar dhe jam shumë më mirë. Mirëpo ende nuk jam shëruar plotësisht, andaj ju lutem ndonjë këshillë nga ju.

***

Përgjigjja:

Së pari duhet konfirmuar se je me të vërtetë i sëmurë prej mësyshit. Pastaj të hulumtosh se kush është ai prej të cilit të ka kapur mësyshi. Nëse arrin ta kuptosh këtë dhe ke mundësi të flasësh me atë person, ngase ka disa njerëz që njihen se marrin mësysh, dhe t’i kërkosh të marr abdes. E pastaj ujin e atij abdesi ta kthejë ty mbi kokë dhe me lejen e Allahut do të kalojë mësyshi.

Ashtu siç ka ardhur në hadith të Ebi Sehlit kur e ka marr një sahabi tjetër mësysh këtë të fundit teksa i ka ndërruar rrobat dhe nuk ka thënë “MashaaAllah” kur e ka parë trupin e tij të bardhë, lëkurën e tij të bardhë. Dhe aty për aty e ka kapur mësyshi dhe është shtangur, është sëmurë dhe nuk ka mundur të lëviz. I kanë treguar Pejgamberit ﷺ, dhe ai ﷺ ka pyetur se nga kush mendon se ka marrur mësysh, e më pas e ka ftuar atë, ka biseduar me të dhe i ka kërku të marr abdes dhe ia ka hedhur të sëmurit mbi kokë dhe sahabiu është shëruar.

Mësyshi është i rëndë, siç ka ardhur në hadith të Pejgamberit ﷺ: “Sikur të ia kalonte diçka kaderit, do ia kalonte mësyshi.” Do të thotë aq shpejt goditet njeriu nga mësyshi i dikujt tjetër.

Nëse nuk mund ta dishë se nga kush ke mësysh, është mirë të i bësh vetes rukje në vazhdimësi. Të fillosh me suren Felek,  suren Nas, ashtu siç ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ në hadithin e Ajshes. Ai ﷺ, kur i ka parë fëmijët e zverdhur e duke qajtur ka urdhëruar t’i këndohet surja Felek dhe surja Nas.
Edhe ti këndoja vetes këto dyja shpesh, përpos pas namazeve farze, në dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes gjithashtu edhe kur të biesh për të fjetur duke i bashkuar shuplakat e tua dhe t’i këndosh nga tre herë suren Ihlas, Felek dhe Nas, e pastaj e fshinë trupin për çdo natë vepron kësisoj.

Vazhdimisht këndoja vetes suren Fatiha, Ajetul Kursinë dhe disa lloje të lutjeve/dhikreve të cilat i gjen tek ‘Mburoja e muslimanit’. Kështu t’i rrish vetes gati duke lexuar poashtu suren Bekare, suret e fundit, Ajetul Kursinë çdo mëngjes e mbrëmje dhe pas çdo namazi. Të bësh dua te Allahu, të kërkosh falje për gjynahet e tua, të largohesh nga gjynahet sa ma larg tyre.

Me lejen e Allahut do të tejkalosh këtë sprovë. E duhet pasur parasysh se sprovat nuk tejkalohen vetëm se me ndihmën e Allahut.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Zejd Haziri