Pyetja:
Si ta dimë kur fillon muaji i bekuar i Ramazanit?
***
Përgjigjja:
Fillimin e muajit të Ramazanit e kuptojmë me pamjen e Hënës së re, ose me kalimin e 30 ditëve të muajit Shaban. Ajo çka thamë më lartë bazohet në thënien e Pejgamberit ﷺ ku thotë: “Dhe nëse e shihni atë (hënën e re të Ramazanit) atëherë agjëroni, e nëse e shihni atë (Hënën e re në Sheval) atëherë ndërprejeni agjërimin, ndërsa nëse retë bllokojnë (nuk ju mundësohet pamja e Hënës) pamjen tuaj, atëherë plotësoni tridhjetë ditë të Shabanit”. [1]
Shejh Ibn Uthejmini
Përktheu: Suad Shabani
—————————–
Muslimi, 1081