Pyetja:

Nëse epshi i një muslimani nxitet gjatë ditëve të Ramazanit dhe ai nuk gjen dalje veçse të masturbojë, a e anulon kjo agjërimin dhe a duhet ai ta kompensojë këtë ditë dhe të bëjë ndonjë shlyerje për këtë akt?

***

Përgjigjja:

Të masturbosh në Ramazan apo në tjetër veç Ramazanit është e ndaluar (haram), siç ka thënë Allahu:

Dhe ata që ruajnë nderin e tyre (dmth organet gjenitale nga marrëdhëniet e paligjshme seksuale), përveç grave të tyre dhe (grave robëresha) të cilat i posedon dora e tyre e djathtë, se (për to) ata nuk duhet fajësuar. Por kushdo që kërkon më shumë se kaq, atëherë ata janë shkelësit.” (Mearixh: 2931)

Pra, ai që agjëron gjatë ditës e më pas e bën këtë, duhet t’i pendohet Allahut dhe po ashtu ta kompensojë agjërimin për atë ditë të caktuar. S’ka nevojë të bëhet shlyerje, ngaqë shlyerja është e veçantë vetëm për (atë që kryen) marrëdhënie seksuale.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva, “Fetva Ramadan”, vëll. II, fq. 446,
fetva nr. 373

Përktheu: Udha e Besimtarëve