Pyetja:

Cili është kuptimi i hadithit: “Dy rekate të falura me misvak (pastrimi dhëmbëve para tyre) janë më të mira sesa shtatëdhjetë rekate pa misvak.”?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibën Bazi thotë: Misvaku është sunet në namaz (në fillim të tij) dhe kur merr abdes, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, ﷺ: “Misvaku është pastrim për gojën dhe kënaqësi për Zotin.” [1]

Po ashtu fjala e tij ﷺ: “Sikur mos t’ia vështirësoja umetit tim, atëherë do i kisha urdhëruar për përdorimin e misvakut për çdo namaz.” [2]

Në një transmetim tjetër: “Sikur mos t’ia vështirësoja umetit tim, atëherë do i kisha urdhëruar për përdorimin e misvakut çdo herë që do merrnin abdes.” [3]

Përsa i përket hadithit: “Namazi me misvak (pastrimi dhëmbëve para tyre) është më i mirë sesa shtatëdhjetë namaze pa misvak” ky është hadith daif (i dobët) dhe nuk është autentik.

“Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 19

Përshtati: Unejs Sheme

———————–

[1] Nesaiu në kapitullin “Et Taharah” tema “Et tergib fis siuak” me nr. (5)

[2] Buhariu në kapitullin “El xhumuah” tema “Es Siuak jeum el xhumuah” me nr. (887) dhe Muslimi në kapitullin “Et Taharah” tema “Es Siuak” me nr. (252)

[3] Nesaiu në “Sunenul Kubra” vëll. 2 me nr. (30430)