Pyetja:

Si ta respektoj nënën time pas vdekjes së saj?

***

Përgjigjja:

Transmetohet se njëri e pyeti Pejgamberin ﷺ duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut, a ka mbet diçka që llogaritet respekt ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre?”
Pejgamberi ﷺ ia ktheu duke i thënë: “Duaja për prindërit e tu (lutu për ta), kërkimi i faljes për ta, kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata (qoftë larje borxhi ose ndonjë çështje tjetër), respekto shoqërinë e tyre dhe mbaj lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu (qoftë nga nëna ose baba).” [1]

Të gjitha këto që u cekën në hadithë janë prej respektit ndaj prindërve pas vdekjes së tyre, që t’i mund t’ua bësh atye.
Andaj, të këshilloj që të bësh dua për nënën tënde, kërkoi Allahut ta falë nënën tënde (t’i falë mëkatet), zbatoja amanetet (porositë e legjitimuara nga sheriati islam) që t’i ka lënë nëna, respektoja shoqet e saja, mbaj raportet me motrat (tezet) dhe vëllezërit e saj (dajallarët) dhe të gjithë të afërmit nga familja e nënës.
Allahu të forcoftë e t’i lehtësoftë çështjet tua, dhe na pranoftë veprat, lutjet ty ,neve dhe çdo muslimani.

Shejh Ibn Bazi, “Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalát Muteneuiah”: 9/295

Përktheu: Suad Shabani

——————–

[1] Ebu Davudi: 5142