Pyetja:
Cili është dallimi mes frikës dhe mendimit të mirë për Allahun?
***
Përgjigjja:
Muslimani e bashkon frikën dhe mendimin e mirë për Allahun.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Ata përpiqeshin për kryerjen e punëve të mira, na u luteshin duke shpresuar
(në shpërblimin e Allahut) dhe duke u frikësuar (prej dënimit të Allahut), ishin rrespektues ndaj nesh.” (Enbija: 90)
Pra, muslimani bashkon apo qëndron mes frikës nga dënimi i Allahut dhe shpresës në shpërblimin dhe mëshirën e Allahut.
Muslimanit nuk i takon ta kapet vetëm për frikën dhe ta anashkaloj shpresën në mëshirën e Allahut, sepse kështu veprojnë Hauarixhët.
Gjithashtu, muslimanit nuk i takon të kapet vetëm për shpresën në Allahun dhe ta harrojë frikën nga dënimi i Allahut, sepse kështu veprojnë Murxhiat.
Muslimanit i takon të kapet për frikên dhe shpresën, sepse kêshtu veprojnë Ehli Suneti dhe Xhemati, ata bashkojnë mes frikës dhe shpresës.
Dr. Salih el Feuzan
Përktheu: Suad B. Shabani.