Pyetja:

Nganjëherë, më vijnë ndër mend ide për të cilat unë frikësohem se mund të më largojnë nga feja. Çka mund të bëjë rreth kësaj?

***

Përgjigjja:

Këto ide e mendime janë nga shejtani, i cili pëshpëritë me qëllim që të shkaktojë konfuzion te muslimanët. Kështu, kur të ndiesh gjëra të këtilla, kërko shpëtim te Allahu dhe mos mendo rreth çështjeve të së padukshmes, rreth cilësive të Allahut dhe rreth krijimit, në mënyrë që të të mos dobësohet bindja.

Shejh Ibn Baz, “Fetaua Islamije”, vëll.1, faqe 224

Përktheu: Fatjon Isufi