Pyetja:

Më kanë ikur (nuk i kam falur) disa namaze, prej tyre disa më kanë ikur nga harresa e disa nuk i kam falur me qëllim. A lejohet që çdoherë që fali namaz farz pas tij të kompenzoj namazet tjera që i kam lënë pa i falur, apo më mjafton të pendohem tek Allahu?

***

Përgjigjja:

Nëse namazet e lëna pa falur të kanë ikur si shkak i harresës apo gjumit, atëherë duhet t’i kompenzosh namazet e ikura, të rënditura apo me rradhë njëra pas tjetrës, deri t’i kompenzosh të gjitha namazet e ikura.

Muhamedi, ﷺ ka thënë: “Kush ka harruar ta falë namazin apo e ka nxënë gjumi, kompenzimi i tij është të falë namazin kur i kujtohet.” [1]

Nëse nuk i ke falur namazet qëllimisht dhe numri i tyre është i madh, atëherë kompenzimi i tyre ty të sjellë shumë vështirësi. Në këtë rast, mendoj se ti duhet vetëm të pendohesh tek Allahu dhe t’i kthehesh namazit, ta ruash namazin si dhe të mos i lësh pa i falur namazet në vijim.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani

———————————————————

[1] Muslimi: 684.