Pyetja: Selam Alejkum,Kam një pyetje. Allahu na ka bekuar me një djalë, mua dhe bashkëshortin tim, Elhamdulilah. Mirëpo, ne jetojmë me vjehrrinë, përkatësisht me babain, nënën dhe motrën e burrit tim. Unë jam një nënë e re dhe ky është fëmija im i parë. Problemi qëndron me vjehrrën time, e cila nuk më lejon të bëj atë që dua me djalin tim.

Vjehrria nuk falin namaz dhe madje mohon jetën pas vdekjes. Kur burri im u ka thënë se kur të rritet pak djali, do ta marrë në xhami, ata e kundërshtuan dhe i bërtitën, duke thënë se nuk duan që djali të përfshihet në fenë islame. Megjithatë, burri im ka thënë se do të veprojë ashtu siç mendon ai se është më e mira për fëmijën tonë.

Përgjigje: Alejkum selam ve rahmetullah.

Lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut s.v.t., dhe përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta ia dedikojmë të dashurit tonë Muhamedit s.a.v.s.

Në raste të komplikuara si kjo, ju sygjerojmë përgjithësisht të keni sabër dhe durim. Këtu janë dy aspekte: aspekti i të drejtave tuaja dhe aspekti i durimit në rrugën e davetit (thirrjes). Nga aspekti i të drejtave, ju keni të drejtë të thoni atë që mendoni, por më e mira është të jeni sa më të durueshëm dhe fleksibël në raport me ta dhe të jepni shembullin e besimtarit produktiv, i cili jep shumë e pret pak. Me durim, sjellje të mirë dhe ndonjë këshillë të ndonjëherë nga djali i tyre, ka mundësi që edhe ata të udhëzohen në dritën e Islamit. Ne ishim edhe njëherë kështu. Ndërsa ndërhyrja në edukimin e fëmijës tuaj në këtë fazë të hershme është minimale dhe ato fjalë që ata thonë nuk ndikojnë shumë.

Në rast tjetër, dalja dhe ndarja prej tyre është një zgjidhje që mund ta bëni kurdo, por nuk ju sygjeroj në këtë fazë. Allahu e di më së miri.

Burimi: pergjigje.net