Pyetje: Si të veproj me gjynahet e mia, sa largohem prap i përsëris?

Përgjigje: Të pendohesh sinqerisht dhe nëse ndodh që përsëri e ripërsërit , pendohu,e nëse psërsëri e bën përsëri pendohu. Erdhi dikush tek Hasan el Basriu dhe e pyeti: – O imama nëse njeriu bën gjynah?!, tha: – Pendohet! – Nëse e përsërit prap, ?tha: Pendohet!, – Po, deri kur?!,- Derisa të heq dorë njëherë e përgjithmonë , – A do pranohet ky lloj pendimi? Hasan el Basri i tha: – Këtë e do shejtani prej jush.

Allahu e ka vënë vetëm një kusht për pendimin, që të bëhet para vdekjes edhe hadithi na tregon që sa herë gabon të pendohesh. Gabimet janë njerëzore ndërsa falja është atribut hyjnor pra falja e Zotit fshin çdo gjë.

Hoxhë: Ahmed Kalaj