Pyetja:

Ka kundërshtime mes dijetarëve muslimanë lidhur me kohën e fillimit të muajit ramazan dhe festës së bajramit. Disa prej tyre veprojnë sipas pamjes së hënës së re, për shkak të hadithit: “Agjëroni, kur ta shihni atë (hënën e re), dhe ndërprisni agjërimin, kur ta shihni atë …” Të tjerët mbështeten në kalkulimet astronomike të astronomëve, duke thënë se këta shkencëtarë kanë avancuar aq shumë në shkencën e astronomisë, saqë janë të aftë të dinë kur fillon muaji hënor. Kush ka të drejtë në këtë çështje?

***

Përgjigja:

Lavdi dhe falënderimet i takojnë Allahut. Selamet dhe salavatet janë për të Dërguarin e Allahut.

Së pari, opinioni i saktë, sipas të cilit duhet vepruar, është ai nëtë cilin tregohen nga fjalët e Pejgamberit ﷺ: “Agjëroni, kur ta shihni atë (hënën e re), dhe ndërprisni agjërimin, kur ta shihni atë. Nëse moti është me vranësira, atëherë plotësojeni muajin me tridhjetë ditë.”
Kjo është baza për caktimin e fillimit dhe fundit të ramazanit, pra, me anë të shikimit të
vërtetë të hënës së re. Sheriati islami me të cilin Allahu e dërgoi pejgamberin tonë
Muhamed, ﷺ është i gjithanshëm dhe i përgjithmonshëm, deri në Ditën e Ringjalljes. Ai është i vlefshëm për çdo kohë dhe për çdo vend, qoftë kur shkencat e kësaj bote janë të
avancuara apo ndryshe, qoftë kur ka teleskopë apo jo, qoftë kur ka persona të aftë për të
bërë kalkulime astronomike apo jo. Shikimi i hënës është diçka që njerëzit e çdo vendi
dhe çdo kohe mund ta bëjnë, ndryshe nga kalkulimet që munden apo s’munden të
kryhen nga njerëzit, apo teleskopët që mund të jenë apo të mos jenë në dispozicion të
njerëzve.
Së dyti, Allahu e ka ditur se do të bëhet përparim në astronomi dhe në të tjera shkenca,
por, pavarësisht kësaj, Ai ka thënë: “…kushdo prej jush që sheh (hënën e re në natën e parë) muajin (e ramazanit), duhet ta agjërojë atë muaj..” (Bekare: 185)
Dhe i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Agjëroni, kur ta shihni atë (hënë e re), dhe ndërprisni agjërimin, kur ta shihni atë…”
Pra, fillimi dhe fundi i ramazanit janë të lidhura me pamjen e hënës, jo me kalkulime të
astronomëve, edhe pse Allahu e ka ditur që astronomët do ta zhvillonin shkencën e tyre,
deri në pikën kur do të mund të kalkulonin pozitën e yjeve dhe të trupave qiellor.
Muslimanët janë të obliguar të ndjekin atë që Allahu u ka urdhëruar atyre nëpërmjet
Pejgamberit të Tij ﷺ, duke e bazuar fillimin dhe fundin e agjërimit në pamjen e hënës. Kjo është si konsensusi i dijetarëve. Kushdo që dallon me këtë dhe mbështetet në kalkulime, është i parregullt dhe në opinionin e tij s’bën të mbështetemi. Allahu e di më së miri.

Fetva të Komisionit të Përhershëm 10/106