Pyetja:

Jam e martuar qe tetë muaj, por nuk po mbes shtatzënë edhe sa herë që kam marrëdhënie mendoj vetëm si të mbes shtatzënë, nuk mendoj të kënaqem. E kur po më vjen cikli shumë po mërzitem. I lutem Allahut të mbes shtatzënë se është dëshira ime e madhe.

***

Përgjigjja:

Motër, Allahu të furnizoftë me fëmijë të ndershëm ashtu siç keni dëshirë. Duhet te bëni ndonjë kontroll te mjeku dhe të merrni ndonjë këshillë prej tij, dhe të lexoni diçka rreth shtatzënisë, pastaj të bëni dua me sinqeritet se Allahu dëgjon çdo gjë, dhe bëni durim se Allahu e di kur është më mirë për ju të keni fëmijë, por ju vazhdoni t’i merrni shkaqet që janë te lejuara, pra duke iu larguar shkuarjes tek falltor apo “hoxhallarë“ të ndryshëm. Allahu ju furnizoftë me fëmijë!

Bedri Robaj