Pyetja:
Cili është gjykimi për të punuar si teknik/teknike thonjsh duke vendosur, lyer dhe zbukuruar thonjtë e femrave që nuk janë muslimane, gjë që nuk ndikon në abdesin e tyre?
Përgjigjja:
Ka shumë ndalesa në të punuarit si teknik/teknike thonjsh për gratë jo-muslimane dhe në zbukurimin e tyre në përgjithësi. Ndër këto ndalesa është se puna në zbukurimin e grave jo-muslimane konsiderohet një lloj ndihmese për to në zbukurimin dhe përdorimin e kozmetikës, dhe zakonisht ato nuk kujdesen të mos dalin jashtë në atë gjendje. Allahu thotë (përkthim i kuptimit):
“…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.” (El-Maide, 5:2)
Prandaj, sipas mendimit tonë, nuk lejohet që një grua muslimane të punojë në zbukurimin e grave jo-muslimane për shkak të ndalesave të përmendura.
Allahu e di më së miri.
Solli në gjuhën shqipe: pergjigje.net / Burimi: islamweb.net




