Pyetja:

A është e lejuar therja për kurban e qengjit që i ka mbushur gjashtë muaj? Kam dëgjuar disa njerëz duke thëne se nuk është e lejuar therja për kurban e deles dhe dashit të cilët nuk i kanë mbushur një vit?

***

Përgjigjja:

Nuk është e vlefshme therja e deles, derisa tʹi mbushë gjashtë muaj dhe të hyjë në muajin e shtatë. Pa marrë parasysh a ka të bëj kjo me delen apo me dashin, kjo dele quhet xhedhʹa. Transmetohet nga i Dërguari i Allahut ﷺ: “Me të vërtetë xhedhʹa e përmbush atë që e përmbush një (kafshë) dy vjeçe”. [1] Therja e dhisë, lopës dhe devesë në emër të kurbanit është e vlefshme vetëm atëherë kur e arrin moshën e pjekurisë, pa marrë parasysh a ka të bëjë kjo me kafshët femra apo meshkuj. Dmth., dhia duhet tʹi mbushë një vit dhe të hyjë në vitin e dytë; lopa duhet tʹi mbushë dy vite dhe të hyjë në të tretën; deveja duhet tʹi mbushë pesë vjet dhe të hyjë në të gjashtën. Kjo dispozitë është ligjëruar nga i Dërguari i Allahut ﷺ: ”Mos therni për kurban vetëm se kafshën dy vjeçe. Nëse nuk mundeni, therni xhedhʹa (qengj).” [2]

Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 2613, 11/ fq. 414

Përktheu: Ergin Shala

————————————

[1] Ebu Davudi dhe Nesaiu

[2] Muslimi