Pyetja:

Përse është e ndaluar vajtja te falltarët?

***

Përgjigjja:

Falltarët, siç është transmetuar në disa hadithe të sakta, kanë lidhje me xhindët, të cilët, pasi ngjiten në qiell dhe dëgjojnë bisedat e engjëjve me njëri-tjetrin, zbresin në tokë dhe u tregojnë falltarëve atë që kanë dëgjuar në qiell. Në të njëjtën kohë, ata shtojnë edhe njëqind gënjeshtra të tjera, kështu që fjalët e vërteta që kanë dëgjuar nga engjëjt përzihen me gënjeshtra nga më të ndryshmet.

Falltarët i përdorin këto pak të vërteta për të mashtruar njerëzit e paditur, të cilët besojnë se me të vërtetë ata mund të dinë Dijen e Fshehtë, gjë që s’është e vërtetë, pasi falltarët, siç thamë më lartë, nuk bëjnë gjë tjetër, pos që përcjellin fjalët e xhindeve.
Pra vajtja te falltarët është e ndaluar, pasi bëhet shkak për largimin e njerëzve nga rruga e drejtë.

Shejh Albani