Pyetja:
Çfarë është vendimi për sa i përket atij që nuk ka dhënë Zekatul-Fitrin deri gjatë
hutbes së Bajramit pas namazit të Bajramit, dhe kjo ngaqë ai ka harruar?
***
Përgjigjja:
Dhënia e Zekatul-Fitrit para namazit të Bajramit është e detyrueshme dhe
kushdo që harron, atij s’i takon asgjë të bëjë përveç dhënies së tij pas kësaj. Kjo ngaqë kjo
është një detyrë, kështu që atij i takon që ta kryej atë posa të kujtohet, dhe s’është e
lejueshme për askë që qëllimisht ta vonojë atë deri pas namazit të Bajramit sipas
opinionit më të saktë nga të dy opinionet. Kjo ngaqë i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi muslimanët ta japin atë para namazit të Bajramit.
Shejh Bin Baz, “Fetaua Ramadan”, vëllimi 2, faqe 931-932, fetaua nr.914
Përktheu: Suad Shabani