Pyetja:

A lejohet ta dhurojmë Zekatul-Fitrin në javën e parë të Ramazanit? Dhe, a është e lejueshme të shpërndahet në para?

***

Përgjigjja:

Për sa i përket kryerjes së tij në ditën e parë të Ramazanit, për këtë ka ikhtilaf (dallim opinionesh mes dijetarëve) lidhur me të. Opinioni më i saktë është se kjo s’është e lejueshme, ngaqë kjo quhet Zekatul-Fitr, dhe el-Fitr (përfundimi i agjërimit) nuk ndodh veçse në fund të muajit. Po ashtu, i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që kjo të kryhet para se njerëzit të shkojnë për ta falur namazin e Bajramit. Së bashku me këtë, sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e jepnin Zekatul-Fitrin një apo dy ditë para Bajramit.

Për sa i përket dhënies së Zekatul-Fitrit në para, kjo është pikë mospajtimesh. Siç e shoh unë, opinioni i saktë, është se nuk jepet veçse në ushqim. Kjo ngaqë Ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka bërë të detyrueshëm Zekatul-Fitrin me nga një saa’ hurme apo një saa’ elb…” [1] *
Ebu Se’id el-Khudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ne shpërndanim (zekatul-fitrin) në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ me nga një saa’ ushqim, dhe ushqimi ynë ishin hurmat, elbi, rrushi i thatë, djathi…” [2]
Pra, nga kjo na bëhet e qartë se Zekatul-Fitri nuk jepet veçse në ushqim. Dhe, shpërndarja e tij në ushqim e shfaqë atë dhe e tregon atë, dhe të gjithë anëtarët e familjes dinë për këtë. Në këtë mënyrës ka një shfaqje apo manifestim të këtij aspekti të fesë. Për sa i përket dhënies së tij në para, kjo bën që ai të fshihet, dhe ndoshta personi mund t’i bëjë favor vetes, duke e dhënë atë në para, dhe kështu ta zbresë sasinë e tij. Meqë sasia do të ndryshonte nëse krahasojmë vlerën e një saa’ hurmash me një saa’ elbi për shembull. Meqë një saa’ elb është rreth 7 rijalë (2 dollarë), ndërsa një saa’ hurma ka shtrirje – sipas kualitetit – prej 25 rijalë (7 dollarë) për kualitet më të ulët deri në 42 rijalë (12 dollarë) për kualitetin e mesëm, dhe deri 175 rijalë (49 dollarë) për kualitetin më të mirë të saa’). Andaj, respektimi i saktë i Ligjit [Kur’an dhe Sunet] është më i mirë dhe është i bekuar. Dikush mund të argumentojë se shpërndarja e ushqimit nuk i bën dobi të varfrit. Por, ne themi personi i varfër – nëse vërtet është i tillë – me siguri do të përfitojë nga ushqimi.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Ramadan”, vëllimi 2, faqe 935, fetuaja nr.921

*(Një saa’ është e barabartë me katër mudd, dhe një mudd është e barabartë me sasinë që
mbajnë dy pëllëmbët e bashkuara. Kjo është masë me vëllim, jo me peshë)

——————————

[1] Buhariu 2:579

[2] Buhariu 2:582