Pyetja:

Vërehet tek disa punëtorë një fenomën i rrezikshëm, ai ësthë pakujdesia ndaj namazit… Si do t’i kishit këshilluar këta persona?

***

Përgjigjja:

Nuk ka dyshim se namazi është boshti i Fesë, shtylla më e fortë pas dy dëshmive (Shehadetit) dhe se neglizhenca ndaj namazit është mëkat i madh dhe cilësi e hipokritëve, siç tregon Allahu për ta:

Dhe namazit i janë qasur vetëm në mënyrë të ngathët, dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veçse në mënyrë përbuzëse.” (Teube: 54)

Poashtu Allahu është kërcënuar për neglizhimin e namazit duke thënë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm (të harrueshëm)…” (Maun: 45)

D.m.th e vonojnë namazin, apo nuk e falin vetëmse pasi që t’i del koha. Ndërsa besimtarët e vërtetë janë të kujdesshëm ndaj namazit, e falin në kohën e caktuar dhe janë të përkushtuar gjatë namazit, e falin ashtu siç është transmetuar, me qetësi, dashuri dhe koncetrim.

E këshillojmë çdo besimtar, punëtorë qoftë apo jo, që të mos jetë neglizhent ndaj namazit, mos ta nënvlerësojë dhe të tregohet i pakujdesshëm ndaj këtij adhurimi. Kujdes mos të cilësohemi me cilësitë e hipokritëve (munafikëve), të cilëve Allahu u është kërcënuar se do t’i dënoj me pozitat më të ulta të Zjarrit.

Shejh Abdullah ibn Xhibrin

Përktheu: Ali Ashani