Pyetja:
Pas shumë rukjeve nuk po munden të ia largojnë xhinin ngase është i vjetër dhe i fortë, a duhet të pajtohet me këtë gjendjen?
***
Përgjigjja:
Po, me të vërtetë ka probleme mes njerëzve dhe botës së xhinëve, por asgjë nuk ndodh pa lejen e Allahut. Dhe nëse ndodh që një xhinë të depërtoj tek një njeri atëherë kjo është sprovë nga ana e Allahut, Ai (Allahu) ka dashur ta sprovojë dhe ai duhet të bëjë sabër dhe durim.
Mirëpo udhëzimet që ia jep rukjexhiu apo hoxha personit të sprovuar ai duhet t’i ndjekë dhe praktikojë. Nëse hoxha të thotë se krahas rukjes për të luftuar xhinin ti duhet të falesh dhe veprosh këtë e atë atëherë duhet ta dëgjosh, njësoj sikurse kur shkon tek doktori dhe kryen një operim pastaj duhet të marrësh antibiotikët me kohë.
Kështu edhe me xhinin duhet të jesh më i kujdesshëm ngase përndryshe ai do të “fitojë” ty dhe ti nuk mundesh ta fitosh. Kjo është një luftë mes njeriut dhe xhinit. Bëni dua të mos sprovoheni!
Padyshim është një sprovë ngase ata na shohin dhe ne nuk arrijmë t’i shohim ata, por në Ditën e Gjykimit ne do t’i shohim ata dhe ata nuk do të na shohin neve.
Nga xhinët preken edhe të devotshmit edhe njerëzit jofetar, e kjo është sprovë nga Allahu.
Hoxhë Metush Memedi
Comments are closed.