Pyetje:
Disa gra u tregojnë shoqeve ose familjarëve gjërat që ndodhin në shtëpi dhe në jetën bashkëshortore. Por burri nuk dëshiron që këto gjëra të dalin jashtë. A lejohet që gruaja t’i zbulojë këto sekrete?
Përgjigje:
Jo, nuk lejohet.
Tregimi i gjërave private të shtëpisë dhe sidomos i jetës bashkëshortore te të tjerët është haram (e ndaluar).
Gruaja nuk ka të drejtë t’i zbulojë sekretet e burrit dhe të martesës, qoftë te shoqet, familjarët apo te kushdo tjetër.
Allahu i lavdëron gratë e mira duke thënë:
“Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu.”[Suretu Nisa, ajeti 34]
Pejgamberi ﷺ ka thënë se:
Njerëzit më të këqij para Allahut në Ditën e Kiametit janë ata bashkëshortë që kanë marrëdhënie intime dhe pastaj i tregojnë sekretet e njëri-tjetrit te të tjerët.
/Shejh Uthejmini në “Fetava Islamijje” 5/366/




