Zekati i pasurisë së jetimit

85. I nderuar hoxhë! Jemi jetimë, a na takon të japim vitrat?

Përgjigjja: Jetim në aspektin islam konsiderohet fëmija të cilit i ka vdekur babai duke qenë i vogël dhe vazhdon të quhet jetim derisa arrin moshën madhore, pjekurinë.

Personi që është në moshën madhore, edhe nëse i vdes prindi, nuk konsiderohet jetim.

Të jesh jetim nuk është arsye në vetvete që të liron nga dhënia e zekatul fitrit – vitrave. Por nëse ju jeni në moshë të mitur dhe posedoni pasuri në sasinë e nisabit të zekatit, atëherë kujdestari juaj që përkujdeset për ju obligohet që nga pasuria juaj të japë zekatin dhe zekatul fitrin.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi