Përgjigja: Nëse ajo që sheh është diçka që e trishton njeriun, atëherë ka disa hapa fetarë që na i ka mësuar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
Së pari: Nëse njeriu sheh diçka që e urren, gjëja e parë që bën është të kërkojë mbrojtjen e Allahut të Madhëruar nga shejtani i mallkuar, sepse ajo vjen nga shejtani për ta trishtuar atë. Pra, kërkon mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar.
Së dyti: Kërkon mbrojtjen e Allahut nga e keqja e kësaj ëndrre.
Së treti: Pështyn lehtë në të majtën e tij tre herë.
Së katërti: Ndryshon krahun e gjumit; rrotullohet nga e djathta në të majtë, ose nga e majta në të djathtë.
Së pesti: Nëse ëndrra ishte e tmerrshme, shqetësuese dhe i ka shkaktuar trishtim të madh e shtrëngim të fortë (në gjoks), ngrihet, merr abdes dhe fal dy rekate. Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar do ta largojë këtë nga shpirti i tij dhe nuk do ta dëmtojë atë, me lejen e Allahut të Madhëruar.
Së gjashti apo së shtati: Të mos ia tregojë atë askujt.
Të mos ia tregojë askujt!
Shumica e njerëzve tani, kur shohin diçka trishtuese dhe të tmerrshme, ia tregojnë të tjerëve.
Kjo bie ndesh me atë që na ka udhëzuar Profeti ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pra, mbaje të fshehtë, mundohu ta shpërfillësh derisa të ikë dhe mos i lë hapësirë shejtanit që të gëzohet me ankthin dhe mërzitjen tënde.
Shejh Aziz Ferhan el-Anzi (Allahu e ruajttë!)
Përktheu: Unejs Sheme
https://t.me/islamiautentik



