Pyetje
Kam qenë i sëmurë për një kohë dhe po kollitem shumë gjatë namazit. Ndihem sikur po tregoj mungesë respekti ndaj Allahut duke u kollitur në drejtim të Kibles, prandaj e kthej kokën majtas që të kollitem jo në drejtim të Kibles gjatë namazit. A është kjo e lejuar?

Përgjigje
Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është robi dhe i Dërguari i Tij.

Kollitja në drejtim të Kibles nuk është e ndaluar; ajo që është e ndaluar është pështyrja (nxjerrja e gëlbazës) në drejtim të Kibles.

​Prandaj, ju këshillojmë që të mos e ktheni kokën gjatë kollitjes, sepse kjo konsiderohet lëvizje e panevojshme, dhe kthimi (largimi i fytyrës nga drejtimi i Kibles) gjatë namazit është i papëlqyer (mekruh), ashtu siç është përmendur shprehimisht nga juristët (fukahatë).

Allahu e di më së miri.

Burimi: islamweb.net
Solli ne gjuhën shqipe: pergjigje.net