Pyetja:

Sa kohë i lejohet udhëtarit të mos agjërojë dhe të shkurtojë namazet?

***

Përgjigjja:

Kush udhëton deri në një vend, dhe synon të qëndrojë në atë vend më tepër se katër ditë, obligohet të agjëroj dhe të plotësojë namazet, ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Për shembull ai i cili udhëton për studime jashtë vendit e qëndron me muaj apo me vite, katër medhhebet thonë se ai ka dispozitën e vendasit.

Por nëse është çdo herë në lëvizje, dhe në vendin që ka udhëtuar nuk ka qëndruar katër ditë e më tepër, apo nuk e di kohën e qëndrimit në atë vend se a do të zgjat tre, katër apo më tepër ditë, atëherë ai ende vazhdon të konsiderohet udhëtarë dhe njëkohësisht mund t’i merr lehtësimet në lidhje me agjërimin.

Shejh Ibn Uthejmini

Përktheu: Shpend Zeneli