Pyetja:

A më lejohet mua të agjëroj agjërim vullnetar, agjërimin e gjashtë ditëve të Sheualit, edhe pse burri im nuk po më lejon (të agjëroj agjërim vullnetar)?

***

Përgjigjja:

Ka ardhë ndalesa në lidhje në këtë çështje.
Nuk i lejohet gruas muslimane të agjëroj agjërim vullnetar pa lejen e burrit të saj, nëse ai është prezent aty. Dhe, nëse ke fillu agjërimin vullnetarë pa lejen dhe dijen e burrit tënd, dhe ai kërkon nga ti me prish agjërimin, sepse ka nevojë për relaksim intim (marrdhënie seksuale), atëherë të lejohet ty ta prishësh agjërimin dhe t’i nënshtrohesh dëshirës së burrit.

Kurse, urrehet që burri të pengoj gruan e tij të agjëroj nafile pa arsye (dmth nuk paraqet pengesë të legjitimuar sheriatikisht), qoftë gjashtë ditët e sheualit apo ditët tjera, nëse ky agjërim nuk paraqet pengesë në gjidhënie apo përkudesje ndaj fëmijeve të saj.

Shejh Abdullah ibn Abdurrahman el Xhibrin

Përktheu: Suad Shabani