Pyetja:
A prishet agjërimi nga gazi i oksigjenit?
***
Përgjigjja:
Gazi i oksigjenit është ajër i cili u jepet disa të sëmurëve dhe nuk përmban lëndë ushqyese.
Shumica e këtij gazi shkon në aparatin e frymëmarrjes. Gazi i oksigjenit nuk konsiderohet si ndërprerës i agjërimit, sepse procesi i tij është i njëjtë me frymëmarrjen natyrale.