Pyetja:
Nëse pa dashje depërton uji në fyt gjatë larjes së gojës dhe hundës në abdes nga agjëruesi, a prishet agjërimi i tij?
***
Përgjigjja:
Nëse agjëruesit gjatë larjes së gojës dhe hundës i ka depërtuar uji në brendësinë e tij nuk i prishet agjërimi, sepse ai nuk ka pasur për qëllim një gjë të tillë.
Allahu i Madhërishëm thotë:
 “…Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim…” (Ahzab: 5)

Shejh Ibn Uthejmin, “Fikhul-ibadat”