Pyetja:
Cilës kategori njerëzish nuk ju lejohet agjërimi?
***
Përgjigjja:
Agjërimi nuk është i detyruar për të sëmurin mendor, për faktin se ai nuk është i vetëdijshëm për atë që bën. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Penat janë tharë për tre grupe njerëzish (pasi ata nuk janë të përgjegjshëm për çfarë bëjnë): i sëmuri mendor derisa të shërohet; ata që janë në gjumë derisa të zgjohen; dhe fëmijët derisa të arrijnë pubertetin”. [1]
———————————-
[1] Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu