Pyetja:

Një grua gjatë Ramazanit ka abortuar femijën pa dëshirën e saj në muajin e tretë të shtatëzanisë. Ajo pastaj pesë ditë ka parë gjak në pjesën e poshtme të trupit dhe kështu e ka braktis namazin dhe agjërimin, më vonë shihte gjakun por ai nuk i rridhte jashtë organit. Pastaj ditët tjera filloi të agjëronte dhe të falej duke marrë abdes për çdo namaz. A i pranohet namazi dhe agjërimi i tillë në këtë gjendje apo jo?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut,paqja dhe lëvdatat qofshin mbi të Dërguarin e Tij ﷺ.

Nëse gjendja është ashtu si ke përmendur në pyetje se fëmijën e ka abortuar në muajin e tretë të shtatëzanisë atëherë gjaku i paraqitur nuk konsiderohet gjak nifasi-lehonie, por ai futet në radhët e gjakut istihada – i çrregulluar. Kjo për shkak se fëmija në atë muaj akoma nuk ka formën e njeriut dhe nuk futet në radhët e krijesave të qarta. Në gjendje të tillë duhej falur namazin dhe duhet agjëruar, por duhet marrë abdes për çdo namaz dhe duhet pastruar vendin e daljes së gjakut. Pesë ditët që e ka lënë namazin dhe agjërimin duhet t’i kompensojë ndërsa njëzet e pesë ditët tjera adhurimet janë të sakta në to. Allahu e di më së miri.

Fetvaja e Komisionit të Përhershëm të Dijetarëve me nr. 1144

Abdullah ibën Kuud, Abdullah ibën Gudejan, Abdurrezak Afifi, Abdulaziz ibën Bazi

Lulzim Susuri