Pyetja:

Një burrë u zgjua pas ezanit të namazit të sabahut, ishte zgjuar xhunub dhe nuk ishte në shtëpinë e tij. Ishte shumë ftohtë saqë kishte frikë për veten e tij meqë nuk kishte asgjë për të ngrohur ujin, dhe atij i erdhi turp që t’i kërkonte ujë të ngrohtë mikëpritësit. Në shtëpi ishte edhe gruaja e tij. Për shkak të turpit ai nuk kërkoi ujë të ngrohtë. A i lejohet atij që të bëjë tejemum?

***

Përgjigjja:

Ai është i detyruar të trokas në derë dhe të kërkojë ujë të ngrohtë për tu pastruar. Ai nuk duhet të turpërohet. Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Të gjithë njerëzit përjetojnë ejakulim në gjumë. Turpi nuk është justifikim.

Por, nëse ai është në shkretëtirë dhe kanë qasje vetëm ujë të ftohtë dhe ka frikë për veten e tij nëse ai e përdor atë, atëherë i lejohet të bëjë tejemum derisa ai gjen diçka që mund të ngroh ujin. Ndërsa nuk është i tillë rasti kur i vjen turp.

Nëse ai merr tejemum sepse i vie turp t’u kërkojë njerëzve të shtëpisë ujë të ngrohtë dhe falet, atëherë ai duhet të pastrohet dhe ta përsëris këtë namaz.

Shejh Uthejmini, “Lika el-Bab el-Maftuh”