Pyetja:

Cili është komentimi i ajetit: “Ndërsa jeta e botës tjetër…” (Ankebut, 64)?

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhëruar thotë: “Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin.” (Ankebut, 64)

Allahu i Madhëruar para këtij ajeti ka përmendur: Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë.”

Pra, lojë me trupat dhe argëtim me zemrat. E pastaj ka sqaruar se jeta tjetër është jeta e vërtetë. D.m.th. jeta e plotë në të cilën nuk ka mangësi.

E kjo është si fjala e të Madhëruarit: “Ai do të thotë: Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time.” (Fexhr, 24)

Pra, jeta e vërtetë është jeta e botës tjetër, sepse ajo është jetë pas të cilës nuk ka më kurrë vdekje. Prandaj ajo është quajtur jeta e vërtetë. Kjo është domethënia e fjalës së Tij: “Lehije el hajeuan – pikërisht ajo është jeta e vërtetë.” D.m.th. ajo është jeta e plotë nga çdo pikëpamje.

Shejh Ibn Uthejmin