Pyetja:
Thënia “sadaka Allahul adhim” pas leximit të një pjese nga Kurani, a është bidat apo jo?!
***
Përgjigjja:
Kohëve të fundit, shumë njerëz e kanë bërë zakon që pasi të përfundojnë një pjesë leximi të Kuranit, të thonë “sadaka Allahul Adhim“ (Allahu i Plotfuqishëm ka thënë të vërtetën“!), dhe kjo është duke u përhapur tek njerëzit me të madhe.
Porse kjo nuk ka asnjë bazë në Islam, sepse Muhamedi ﷺ asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë, e kjo njëherit nuk ishte as traditë e sahabeve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), gjithashtu e ishte e panjohur tek tabi-inët (gjenerata pas sahabëve).
Kjo traditë ka lindur dhe është përhapur në kohët e mëvonshme, pasi disa lexues të Kuranit e përdorin këtë për shkak të ajetit të mëposhtëm:
“Thuaj: Allahu ka thënë të vërtetën.” (Ali Imran: 95)
Si rrjedhojë e kësaj njerëzit filluan të praktikonin me të madhe si diçka e pëlqyer. Mirëpo, ky Istihsan (të qenit diçka e pëlqyer) duhej refuzuar menjëherë nga muslimanët sepse, nëse do të kishte qenë diçka e vërtetë dhe e duhur për t’u vepruar, atëherë Muhamedi ﷺ, sahabët dhe tabi-inet, selefët (gjenerata e parë dhe më e mire dhe zgjedhur për tu pasuar nga ne), nuk do ta kishin neglizhuar veprimi e një gjëje të tillë.
Fjala e Allahut: “Allahu ka thënë të vërtetën” nuk do të thotë se këto fjalë duhet të thuhen çdo herë pas mbarimit të leximit të një pjese nga Kurani.
Nëse do të ishte ky pretendim i saktë apo i ligjësuar si thonë ata, atëherë Allahu do të kishte thënë: nëse ke lexuar, në fund thuaj: “Allahu ka thënë të vërtetën.”
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kurdo që të këndosh Kuran, kërko te Allahu mbrojtjen prej djallit të mallkuar.” (Nahl: 98)
Ajeti të cilin e përdorin bidatçinjtë për të mbështetur praktikën e kësaj thënie pas leximit të Kur’anit, do të shpallej në realitet për të vërtetuar atë në lidhje me të cilën është thënë më parë, për disa ushqime të beni israilëve të cilat u lejuan, përveç atyre që ata vetë kishin mohuar (ndaluar vetës së tyre që më parë).
Allahu thotë: “Thuaj: “pra sillni ju Tevratin, lexojeni atë, nëse jeni të sinqertë. Kurse ata të cilët edhe pas asaj shfaqin gënjeshtra për Allahun, ata janë me të vërtetë mizorë. Thuaj: “Allahu flet të vërtetën! Prandaj pasoni fenë e Ibrahimit, besimtarit të vërtetë, se ai nuk ka qenë politeist.” (Ali Imran: 92–95)
Pra, nëse ky ajet do të nënkuptonte se këto fjalë do të duhej të thuheshin pasi të përfundojmë leximin e Kur’anit, atëherë Muhamedi ﷺ, do të ishte i pari të cilit do t’i duhej t’i bëhej e njohur dhe e qartë kjo çështje.
Ndërsa ky argumentim nuk është kështu sipas disave që pretendojnë të argumentohen me këtë ajet apo edhe ndonjë tjetër, unë e di që nuk argumentohet si mendojnë ata me këtë ajet.
Përmbyllje dhe Rezyme e asaj që cekëm me lart:
Duhet të kuptojë çdo musliman se thënia e “sadaka Allahul Adhim” pas leximit të Kur’anit është diçka e re (bidat) dhe muslimani nuk duhet ta thotë atë dhe duhet të largohet prej kësaj fjale.
Porse, të besosh se Allahu e ka thënë të vërtetën, është obligim për çdo musliman, e kush nuk beson apo dyshon në vërtetësinë e fjalëve të Allahut, ai është në këtë rast qafir (mosbesimtarë), i cili ndodhet jashtë kufijve të Islamit. E, për këtë ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu.
Nëse muslimani thotë në situate të ndryshme fetare, si vërtetim se “Allahu e ka thënë të vërtetën” si p.sh., kur Allahu ka thënë se një gjë do të realizohet tash apo më vonë, e ajo pastaj realizohet, e me këtë muslimani dëshiron të pohojë se e është e vërtetë ajo çfarë, Allahu, ka thënë, në këtë rast kjo lejohet, sepse diçka e tillë ka ardhur në Sunetin Profetik.
Njëherë Muhamedi ﷺ e mbajti një fjalim, e kur Hasani dhe Husejni kaluan aty pranë, atëherë Muhamedi ﷺ zbriti nga minberi, i mori ata dhe i vendosi para vetës së tij e pastaj tha: “Me të vërtetë Allahu ka thënë të vërtetën: “Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë kurse tek Allahu ka shpërblim të madh.” (Tegabun: 15)
Allahu është më i Dituri!
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu dhe përshtati: Suad Shabani