Pyetja:
Çfarë duhet të themi pas teshtitjes?
***
Përgjigjja:
Forma e parë:
1. Ai që teshtinë të thotë: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut)
2. Ai që e dëgjonë atë t’i thotë: JerhamukAllah (Allahu të mëshiroftë).
3. Kurse ai që teshtinë ia kthen: Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe ua përmisoftë gjendjen tuaj).
Forma e dytë:
1. Ai që teshtinë të thotë: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut).
2. Ai që e dëgjonë duke thënë elhamdulilah t’i thotë: Jerhamukellah (Allahu të mëshiroftë).
3. Kurse ai që teshtinë t’ia kthen: Jegfirullahu lena ue lekum (Allahu na faltë neve dhe juve).
Forma e tretë:
1. Ai që teshtinë të thotë: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut).
2. Ai që e dëgjonë t’i thotë: Elhamdulilah ala kuli hal (Falënderimi i qoftë Allahut në çdo gjendje).
3. Kurse ai që teshtinë t’ia kthen: Jegfirullahu lena ue lekum (Allahu na faltë neve dhe juve).
Shejh Salih es Zubejdij, profesor në fakultetin e hadithit në Medine
Përktheu: Suad B. Shabani