Pyetja:

Po e vërejmë kohëve të fundit se disa muslimanë/e, po lënë pas dore namazin gjatë muajve tjerë të vitit. Ndërsa kur vjen muaji i bekuar i Ramazanit, ata fillojnë dhe falin namazin, agjërojnë Ramazanin dhe lexojnë Kuran.

Mund të na tregoni se si qëndron puna me agjërimin e tyre dhe çfarë i këshilloni ju ata të cilët veprojnë në këtë mënyrë?

***

Përgjigjja:

Po, agjërimi i tyre është korrekt dhe në rregull, meqë nuk është i shoqëruar me diçka që e prish atë.

I këshilloj të gjithë ata që veprojnë në këtë mënyrë, ata duhet ta kenë frikë Allahun, dhe ata duhet ta adhurojnë Atë sipas asaj që është ligjësuar për ta në të gjitha kohët, me të gjitha mundësitë që kanë, dhe mënyrën si na urdhëron Allahu dhe i Dërguari , e jo si na konvenon neve dhe si na urdhërojnë epshet tona. Askush nuk e di se kur do të na vie vdekja, ajo vjen papritmas, dhe është e mundshme që të vjen vdekja para Ramazanit, ndërsa ti nuk ke falë namaz dhe obligimet tjera.

Si do t’i dalësh Allahut pa namaz?
Muslimani duhet ta adhurojë Allahun në mënyrë të vazhdueshme e jo në intervale kohore, apo vetëm në kohë të caktuara. Ashtu siç thotë Allahun në Librin e Tij Fisnik: “Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)”. (Hixhr: 99)

Shejh Ibn Uthejmini

Përktheu: Suad B. Shabani