Pyetja:
A janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes më të mira, apo dhjetë ditët e fundit të Ramazanit?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja, bekimet dhe salavatet qofshin për Pejgamberin ﷺ.
Dhjetë ditët e Dhul-Hixhes janë më të mira sesa dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Nga ana tjetër, dhjetët netët e fundit të Ramazanit janë ma të mira se dhjetë netët e Dhul-Hixhes.
Ibn Kajimi ka thënë: “Nëse njeriu i mençur mediton për këtë përgjigje, ai këtu do ta gjejë përgjigjen e mjaftueshme. Nuk ka asnjë ditë veprimi që Allahu i do më shumë se dhjetë ditët e Dhul-Hixhes. Në këto dhjetë ditë janë Dita e Arafatit, dita e therjes së kurbanëve dhe dita Taruije (gjuajtja e gurëve). Por, lidhur me dhjetë netët e fundit të Ramazanit, i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon t’i kalonte këto netë zgjuar. Në to është një natë që është më e mirë se një mijë muaj.”
Ata të cilët nuk përgjigjen me këtë përgjigje të hollësishme nuk kanë provat e duhura.
Ibn Tejmije, “Mexhmu’ul-Fetaua” (116/145)