Pyetja:

A është e lejuar sipas dispozitave islame që gjatë marrëdhënieve intime me gruan t’ia puthësh pjesët intime ose edhe gruaja burrit gjithashtu?

***

Përgjigjja:

U lejohet dy bashkëshortëve që të kënaqen me trupin e njëri-tjetrit. Allahu ka thënë: “Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” (Bekare, 187)

Gjithashtu thotë: “Gratë tuaja janë vendi ku vendoset fëmija, prandaj ju afroni në atë vend tuajin si të doni.” (Bekare, 223)

Por duhet të ketë kujdes në dy gjëra:

E para: T’u largohet atyre veprimeve që ka ardhur argument për ndalimin e tyre të cilat janë:

1.     Kryerja e marrëdhënieve nga mbrapa (në vendin e jashtëqitjes), e cila është nga gjynahet e mëdha dhe është një lloj homoseksualiteti.

2.     Kryerja e marrëdhënieve kur femra është me menstruacione ose me lehoni, sipas thënies së Allahut: “… Prandaj, mos iu afroni atyre gjatë kohës së menstruacioneve.” (Bekare, 222) Qëllimi në këtë ajet kuranor është që të mos kryesh marrëdhënie vetëm pasi të pastrohet dhe të lahet; pra të dyja edhe pastrimi  nga menstruacionet, edhe larja më pas.

E dyta: Marrëdhëniet duhet të jenë në kufijtë dhe edukatën islame e cila bazohet mbi morale të larta.

Për këto që ke pyetur nuk ka ardhur ndonjë tekst i qartë, megjithatë ai bie në kundërshtim me moralin e lartë dhe edukatën e mirë, ashtu siç nuk buron nga natyrat e pastra islame, prandaj më mirë është që të lihet kjo gjë. Përveç kësaj ky veprim mund të përmbajë papastërti, ku bashkë me pështymën ai pisllëk mund të gëlltitet dhe kjo nuk lejohet. Ndoshta mund të bjerë sperma e burrit në gojën e gruas dhe ajo dëmtohet, kurse Allahu thotë: “Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (Bekare, 222)

Megjithatë ne nuk mund të themi në formë të prerë se kjo gjë është e ndaluar rreptësisht, përderisa kjo gjë nuk përmban papastërti dhe kjo papastërti të gëlltitet. Një gojë që lexon Kuran nuk është e përshtatshme që të prekë gjëra të pista. Format e tjera që ka lejuar Allahu janë të mjaftueshme për atë që e ka natyrën islame të pastër.

Vërejte: Nga kjo gjë mund të lindin disa sëmundje dhe për këtë mund të pyeten mjekët specialistë.

Allahu e di më së miri.

Hariz Allkoçi