Pyetja:
Çfarë lexonte Profeti ﷺ në namazin e drekës?
***
Përgjigjja:
Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh: Na ka treguar Ebu Daud et-Tajalisiju: Nga Shu’beh: Nga Simaku: Nga Xhabir bin Semurah se: “Profeti ﷺ në namazin e drekës lexonte “Sebbihisme Rabbike el-Eala.” (El-Eala). Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” [1]
Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi thotë: Fjala e tij: “Ndërsa në namazin e sabahut lexonte më gjatë sesa kjo.” Në të sqarohet se namazi i sabahut është namazi më i gjatë. Allahu Lartësuar thotë: “dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar.” (Isra: 78)
Allahu i Lartësuar e ka quajtur namazin e sabahut “Kuran”, sepse leximi i Kuranit në të është i gjatë (shumtë).
Fjala e Tij: “Ue Kuranel-Fexhri” d.m.th., dhe namazi i sabahut.
“Kane Mesh’huden” pra, në të prezantojnë (dëshmojnë) engjëjt.
Përktheu: Unejs Sheme
“Teufiku er-Rabbil- Mun’im bi Sherh Sahih el-Imam Muslim” vëll. 2
—————————
[1] Muslimi