Pyetja:
Çfarë lexonte Profeti ﷺ në namazin e sabahut?
***
Përgjigjja:
Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh: Na ka treguar Husejn bin Ali nga Zaideh: Na ka treguar Simak bin Harbin: Nga Xhabir bin Semurah se ka thënë: “Profeti ﷺ në namazin e sabahut lexonte “Kaf. Uel-Kuranil-Mexhid”. [Kaf]. Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër).” [1]
Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi thotë: Nga fjala e tij: “Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër)” përfitohen dy kuptime:
E para: Është për qëllim se namazet e tjera pas namazi ttë sabahut -e ato janë namazi drekës, namazi ikindisë, namazi i akshamit dhe namazi i jacisë-, kanë qenë më të shkurtër sesa namazi i sabahut.
E dyta: Është për qëllim se namazi i tij ﷺ i sabahut pas kësaj (here) ka qenë më i shkurtër.
Por kuptimi i parë është më i sakti. Ngase Profeti ﷺ vazhdoi ta lexonte këtë sure (Kaf) derisa u nda nga kjo botë. Po ashtu në namazin e sabahut ka lexuar suren “Tur” në haxhin e lamtumirës, e kjo ka qenë nga fundi i jetës së tij ﷺ.
“Teufiku er-Rabbil- Mun’im bi Sherh Sahih el-Imam Muslim” vëll. 2
Përktheu: Unejs Sheme
———————————
[1] Muslimi