Pyetja:

Po punoj rreth një projekti për të mësuarit, a mund të m’i tregoni se cilat janë disa nga dobitë e leximit të Kuranit dhe a ndikon leximi i Kuranit në zhvillimin e aftësive mendore?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin ﷺ, familjen dhe ithtarët e tij:

S’ka dyshim se prej punëve më të mira është leximi i Kuranit. Allahu ka garantuar një shpërblim të madh për ata që e mësojnë, lexojnë, sodisin dhe veprojnë sipas tij. Një rregull gjeneral që është edhe emëruesi i përbashkët i të gjitha riteve (ibadeteve) është dobia që sjellin ato në këtë dynja, krahas dobive në botën e përtejme, edhe pse herë i perceptojmë ato dobi e herë jo. Shumë dijetarë që merren më mrekullitë shkencore të Kuranit kanë vërtetuar dobi të shumta që lë mësimi dhe leximi i Kuranit, prej tyre:

–    1    Kthjellon trurin

–    2    Forcon memorien

–    3    Qetëson dhe stabilizon psikikën

–    4    Gëzon dhe lumturon

–    5    Mënjanon frikën dhe dëshpërimin

–    6    Zhvillon oratorinë

–    7    Shtonë fuqinë për forcimin e raporteve sociale dhe fiton besueshmërinë e njerëzve

–    8    Shëron sëmundjet kronike

–    9    Zhvillon fuqinë e kuptimit

–   10   E bën njeriun më të fortë, më stabil dhe më të qetë.

Dy studime kam lexuar që vërtetojnë ndikimin e Kuranit në zhvillimin mendor, sidomos te fëmijët. Njërin studim e ka bërë Ahmed Mexhdhub, profesor i Sociologjisë, në Institutin Nacional për Studime Sociologjike të Kajros dhe një tjetër eksperimentim të publikuar në revistën ElBEJAN ku vërtetohet ajo që thash më lartë. Nuk është për t’u habitur, fjalët e Krijuesit, janë dritë, bar, shërim dhe përmirësim për gjithçka. Ashtu siç ndikon Kurani në përmirësimin e zemrës dhe sjelljes ashtu ndikon edhe në trupin dhe mendjen e njeriut.

Përshtati: Agim Bekiri