Pyetja:
A lejohet leximi i Kuranit shtrirë, në këmbë apo duke ecur?
***
Përgjigjja:
Po lejohet, sepse nuk ekziston ndonjë argument nga sheriati që e ndalon. Nga ana tjetër ekziston fjala e përgjithshme ku Allahu i Lartësuar i cilëson të zotët e mendjes duke thënë: “Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë.” (Al Imran: 191)
Dhe leximi i Kuranit konsiderohet prej dhikrit (që përkujtohet me të Allahu).
Komisioni i Përhershëm për Fetva
Përktheu: Arjan Gazidede