Pyetja:

Cili është kuptimi i hadithit ku Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai i cili betohet për diçka dhe thotë (pas betimit): inshaAllah/në dashtë Allahu! Atëherë nuk e ka thyer betimin”?

***

Përgjigjja:

Transmetojnë Sunenet nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai i cili betohet për diçka dhe thotë (pas betimit): inshaAllah/në dashtë Allahu! Atëherë nuk e ka thyer betimin.”
Kuptimi i hadithit është se: aì i cili e mbyll betimin e tij me fjalën inshaAllah/nëse do Allahu atëherë kjo fjalë e pengon betimin që të marrë dispozitat e tij. Nëse dikush betohet që të kryej një vepër duke përmendur në betim inshaAllah/nëse do Allahu e nuk e kryen atë vepër, atëherë nuk ka nevojë që ta shpaguaj betimin e tij. E njëjta gjë ndodh edhe nëse betohet për të lënë një vepër dhe thotë: inshaAllah/nëse do Allahu e më pas e kryen atë vepër, atëherë nuk detyrohet për shpagim.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

Përktheu: Ylli Rama