Pyetja:

Në cilin vit të hixhrit ka filluar haxhi dhe kush është transmetimi më i saktë në lidhje me këtë?

***

Përgjigjja:

Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket vitit në të cilin është bërë obligim haxhi. Thuhet se është bërë obligim në vitin e pestë. Thuhet se është bërë obligim në vitin e gjashtë. Thuhet se është bërë obligim në vitin e nëntë. Dhe thuhet se është bërë obligim në vitin e dhjetë. Më pranë të saktës janë dy fjalët e fundit se haxhi është bërë obligim në vitin e nëntë dhe të dhjetë. Allahu e di më së miri!

Allahu është dhuruesi i suksesit!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin ﷺ, për familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva

Përktheu: Unejs Sheme