Pyetja:
A lejohet ndarja e të hollave (sadaka, lëmoshë) në varreza, bazuar në traditën dhe zakonin që është bërë tek njerëzit?
***
Përgjigjja:
Lëmosha për të vdekurit është e ligjëruar, porse Profeti ﷺ nuk ishte që merrej me shpërndarjen e pasurisë ose lekëve në varreza, si pas varrimit apo para varrimit, apo në ndonjë kohë tjetër, dhe pse ai merrej shumë me përcjelljen e xhenazeve dhe vizitave në varreza. Kështu ishin dhe shokët e tij, prandaj themi se shpërndarja e kësaj lëmoshe në varreza është risi që bie ndesh me udhëzimin e Profetit ﷺ.
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva
Përktheu: Muhamed Estrefi