Pyetja:

Kush është (gjendet) në Medinen e ndritur [1] dhe falet në Xhaminë e Profetit ﷺ, a është më e mira për të që namazin vullnetar ta falë në shtëpi apo në xhami?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibën Bazi ka thënë: Më e mira për të është që namazin vullnetar ta falë në shtëpi, bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Namazi më i mirë për njeriun është ai që fal në shtëpinë e tij, përveç namazit të obliguar (farz).” [2]

Përveç rastit kur namazi vullnetar (nafile) është prej namazeve të ligjësuar që të falet me xhemat, siç është namazi i teravive dhe namazi i kërkimit të shiut.

I pari (namazi teravive) falet në xhami kurse i dyti (i kërkimit të shiut) falet në vend të hapur me xhemat, ashtu siç ka vepruar Profeti ﷺ dhe shokët e tij pas tij – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.

“Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 30

Përktheu: Unejs Sheme

—————————–

[1] Më parësore është të thuhet në “Medinen e Profetit alejhis selam” sh.p.

[2] Mutefekun alejhi