Pyetja:

A lejohet të ngriten duart nga ana e xhematit për të thënë “Amin” në kohën kur imami bën dua në hutben e xhumasë? Dhe a lejohet ngritja e zërit në thënien “Amin!”?

***

PërgjigjJa:

Nuk është legjitime ngritja e duarve në hutben e xhumasë si për imamin ashtu dhe për xhematin, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe as kalifet e tij të drejtë. Por, nëse imami në hutben e xhuma bën dua për shi, në këtë rast është legjitime për të dhe për xhematin ngritja e duarve, sepse Profeti ﷺ kur bëri dua për rënien e shiut në hutben e xhumasë i ngriti duart dhe po ashtu edhe njerëzit e tjerë që gjendeshin aty. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtete ju tek i Dërguari i Allahut keni shembullin më të mirë”. (Ahzab: 21)

Përsa i përket thënies “Amin” nga ana e xhematit në duanë që bën imami gjatë hutbes së xhuma, nuk di të ketë ndonjë problem në këtë veprim, por duke mos e ngritur zërin. Allahu është dhuruesi i suksesit!

Shejh Ibën Bazi, “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 30

Përktheu: Unejs Sheme