Pyetja:

A lejohet vendosja e protezave për drejtimin e dhëmbëve?

***

Përgjigjja:

Nëse është e nevojshme, dhe kur dhëmbët janë të çrregullt dhe kërkohet ndreqja e tyre, kjo nuk përbën ndonjë problem. Por nëse njeriu nuk e ka të nevojshme dicka të tillë atëherë kjo nuk lejohet, madje argumentet ndalojnë hollimin dhe ndarjen e dhëmbëve për arsye bukurie dhe për këto ka argumente kërcënuese, sepse janë punë të kota dhe ndryshojnë krijimin e Allahut.

Por nëse kjo ndërhyrje ndodh për arsye kurimi apo për ndonjë nevojë sic është rasti kur njeriu nuk ka mundësi të ushqhet me ato dhëmbë vetëm se duke i kuruar dhe drejtuar, atëherë kjo nuk ka ndonjë problem.

Ndërsa për heqjen e dhëmbëve (kastradhëmbëve) shejh Ibn Xhibrini thotë: Nuk ka problem nëse njeriu heq kastradhëmbin sepse ai prish imazhin e njeriut dhe e bën të padurueshëm tek njerëzit e tjerë, por nuk lejohet hollimi dhe zbrazëtitë mes dhëmbëve për arsye të ndalimin që ka ardhë për këtë.

Shejh Salih el Feuzan, “Fetvat për gruan Muslimane” 1/477

Përktheu: Fatjon Isufi