Pyetja:

Fjalët e Ibn Xheuzit, në kapitullin e parë të librit: “Gjuetia e mendimeve”, nuk më duken të rregullta, ju lutemi na sqaroni?

***

Përgjigjja:

Ibn Xheuzi –Zoti e mëshiroftë dhe e faltë- është imam në këshillim, komentim Kurani dhe histori. Në të njëjtën kohë është një nga autorët e librave të fikhut hanbelij, por që -Zoti e mëshiroftë- i ka pasur tepër të përziera dhe të ngatërruara konceptet në temën e cilësive të Allahut, duke qenë (në këtë temë) pasues i xhehmive dhe mutezilive, duke i deformuar kuptimet e shumë prej cilësive dhe  duke rënë ndesh me rrugën e selefëve në kuptimin e cilësive sipas kuptimit të dukshëm. Ai  i ofendonte pohuesit e cilësive dhe i konsideronte njerëz që nuk kuptojnë. Kjo temë, është një nga gabimet më të mëdha të tij, ndaj dhe është kritikuar nga dijetarët dhe është refuzuar nga hanbelitë në këtë temë, duke mos pranuar që diçka e tillë t`i atribuohet medh-hebit të imam Ahmedit. Megjithatë ai ka shkruar librin el Medh-heb në medh-hebin hanbelij, si dhe libra të tjerë të shumtë dhe të dobishëm, në të cilët ka dituri të madhe dhe mirësi të shumta, ndaj ai konsiderohet nga njerëzit e mëdhenj të nderuar, por që sidoqoftë çdokujt i merret fjala ose i lihet përveç Profetit –paqja dhe nderimi qoftë mbi të. Thëniet e tij në librin et-Teuil ose në kapitujt e parë të “Gjuetia e mendimeve”, duhet  të ruheni prej tyre dhe tua tërhiqni vërejtjen të tjerëve. Sikur të mos ishte  fakti që këto libra ekzistojnë në duart e njerëzve, do ishte më mirë të mos flisnim për të sepse ai është nga dijetarët më të mëdhenj dhe më të nderuar, i cili ishte i mirënjohur për devotshmëri dhe dobi të shumta, siç thuhet në shprehjen popullore: “Çdo kalë i  kuq e ka një huq”. E lusim Allahun të na falë neve dhe atë.
Libri: “Gjuetia e mendimeve”, ka dhe tema të tjera të kritikueshme por jo në të njëjtin rang si tema e cilësive, p.sh: trajtimi i tij rreth banorëve të zjarrit ose ngatërresa dhe paqartësia në disa çështje të kaderit, gjëra që besimtari i zgjuar arrin t`i dallojë. Ne ndjejmë keqardhjen e thellë që gabime të tilla kanë ndodhur pikërisht nga ky njeri me pozitë të madhe.

Shejh Abdurrahman es-Sa`dij, “el Fetaua es-Sa`dijeh” fq. 60

Përktheu: Shuajb Rexha, Ebu Duxhanah