Pyetja:
Jam një studente në Itali, në Shqipëri kam mësuar për fenë në Tiranë, por me ardhjen time këtej e shikoj se jam dobësuar në fe edhe për shkak të gjithe informacionit që gjej në internet dhe nuk kam përgjigje për shumë gjëra edhe pse e di që një përgjigje duhet të jetë në Islam.
A mundet një musliman të ketë roberësha sa të dojë dhe a ka të drejta që Islami u ofron roberëshave?
Kam lexuar që praktika e ndarjes së burrave dhe grave nuk ka qenë bërë nga Profeti ﷺ, por nga Umeri. A ka ndonje argument që ishte Profeti ﷺ ai që ka urdhëruar/pëlqyer ndarjen e burrave dhe grave në ambiente të ndryshme? (Une di që edhe në xhami faleshin bashkë vetëm se gratë në fund e burrat përpara). Dhe përzierja a është totalisht e ndaluar sipas fesë?
Kam lexuar shpesh termin “keni frikë Allahun” por kam vënë re që unë kur bëj disa veprime, i bëj sepse e ndjej dhe më pëlqen dhe jo nga frika si p.sh., namazin, a duhet t’i jepet përparësi dashurisë ndaj Allahut apo frikës?
***
Përgjigjja:
Në lidhje me pyetjet e shumta për çështjet e fesë s’ka pse të shqetësoheni, se Zoti thotë në Kuranin famëlartë: “Pyesni të diturit, nëse nuk dini.” (Nahl: 43) Pjese e mësimit të fesë është dhe dija që merret me anë të pyetjeve, kështu që s’ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë mes.
Më konkretisht, them për pyetjet e parashtruara në lidhje me rënien në besim, është normale që kur njeriu largohet nga shoqëria e mirë, ambientet e besimit, dija, vendet ku përmendet Zoti etj. Për këtë njeriu porositet të jetë sa më afër librit të Zotit dhe traditës profetike. Kujdes me namazin e kështu me radhë të largohesh nga të ndaluarat dhe me dua të vazhdueshme.
Në lidhje me pyetjen për robëreshat, themi se kjo është pjesë e legjislacionit të parashikuar në Islam si një legjislacion gjithëpërfshirës e të gjitha spektrave të jetës. Kjo bëhet në këmbim të jetës së tyre siç ata/ato gëzojnë të drejta njerëzore humane, jo siç dëgjojmë ne se çfarë bëhet me robërit e luftës sot në shekullin e XXI. Në hadith thuhet: “Vishini ata prej asaj që visheni ju dhe ushqejini ata me atë që ushqeheni ju.”
Në Islam vërejmë një nxitje të pa imagjinuar për lirimin e robërve me kuptimin e shpërblimit apo me kuptimin e dëmshpërblimit ndaj shumë mëkateve që mund të bëjë besimtari në jetë. D.m.th.: që i shlyen vetëm se duke liruar një rob/robëreshë.
Ndërsa në lidhje me ligjet e kodit të divorcit në Islam ata janë të parashtruara në Kuran dhe të sqaruara në traditën profetike mirë dhe qartë. Normalisht sahabet si Umeri e të tjerë radijallahu anhum kanë pasur të drejtën të shprehin opinionet e tyre në lidhje me çështje të ndryshme të Islamit po në momentin që bien ndesh me tekstet, ato kthehen mbrapsht pavarësisht thënësit dhe arsyetimit të mendimit të tij, sidomos rasti i sahabeve për të cilët besojmë se s’janë të pagabueshëm.
Ndërsa përzierja fizike mes burrave dhe grave ka qene dhe është prezent në çdo kohë. Ajo që Islami ka ndaluar është momenti kur kjo çon në sprovë ose është sistematike e pakontrolluar.
Frika është e domosdoshme për besimin, po ashtu dhe shpresa dhe të dyja këto udhëhiqen nga dashuria për Zotin. Frika nevojitet të kujtohet në momente të caktuara, ashtu edhe shpresa në momente të caktuar, mirëpo mbizotëruesi në të dy kahet është dashuria dhe se s’bëhet fjalë për një lloj frike trishtuese dhe deformuese e qëllimit të jetës, por as një lloj shprese verbuese.
Imam dr. Ahmed Kalaja