Pyetja:

A mund të bëhet gruaja imam i grave?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i tij qoftë mbi Profetin e fundit Muhamedin, familjen e tij të nderuar dhe shokët e tij besnik.

Motër e nderuar! Lejohet për gratë të cilat falen me xhemat të zgjedhin njërën prej tyre imam, që të drejtojë faljen ndërsa të tjerat falen pas saj si xhemat. Vetëm se gratë kanë një ndryshim nga burrat se imami tek ato nuk del para si tek burrat, por qëndron në mes të safit. Allahu e di më së miri.

Bledar Haxhiu