Pyetja:
A i lejohet muslimanes të bëhet anëtare e grupeve në internet?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nëse ia lejon bashkëshorti ose përgjegjësi a kujdestari i saj, s’ka asgjë që e ndalon. Nëse i vjen diçka nga një i panjohur ose në privat që s’e njeh nuk e hap fare apo e hap në prezencë të bashkëshorti ose kujdestarit të saj nëse nuk është e martuar. Por megjithatë ndoshta është më e udhës t’iu shmangemi grupeve e forumeve kur janë të përziera gjinitë.
Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja